Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar mbrëmë në Klinë në mbështetje të kandidatit të PDK-së për këtë komunë, Sokol Bashota.
Krasniqi ka thënë se qeverisja e Bashotës do të jetë e ndershme dhe në shërbim të qytetarëve.
“Para se ta bëjmë festën, ne do ta mbajmë besën. Do të besatohemi me qytetarët e Klinës se Sokoli dhe ky ekip i mrekullueshëm do të punojnë për ta, do të punojnë për interesin e tyre dhe kurrë s’do të punojnë për interesa të ngushta. Do të punojnë për Klinën dhe jo me direktiva jashtë Klinës. Sokoli PO-në e ka PO dhe JO-në e ka JO. Mbështetjen time dhe të PDK-së e ka të plotë. Zotimet e tij janë edhe zotimet e mia”, ka thënë ai.
Kurse, kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Klinës, Sokol Bashota ka kërkuar mobilizim për fitore që më 12 tetor PDK të dalë faqebardhë.
“Ne jemi të vetëdijshëm se këtu vihet me votën e qytetarëve, me votën e partisë, në krye të komunës. Por, nga momenti që je kryetar, je i të gjithëve”, ka thënë ai.
Video materiali me pamje dhe deklarata:
https://www.swisstransfer.com/