22.5 C
New York
Wednesday, September 24, 2025

Buy now

Memli Krasniqi në Kamenicë: PDK gjithmonë u ka dhënë hapësirë të rinjve dhe grave, votoni numrin 191 dhe Jona Arifin për kryetare

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar dje në Kamenicë në mbështetje të kandidates së PDK-së për kryetare të kësaj komune, Jona Arifi.

- Advertisement -

Krasniqi është shprehur se përmes kësaj kandidature po kërkohet fillimi një kapitulli të ri për një qeverisje të ndershme, në shërbim të qytetarëve.

“PDK është partia që gjithmonë në traditën e saj ju ka dhënë besim, hapësirë dhe mundësi të rinjve dhe grave. Njëra prej tyre është Jona e unë e them me bindje të plotë, që përfaqëson të ardhmen e Kamenicës.  Me 12 tetor, zgjedhja për Kamenicën është e lehtë. Për t’u bërë ma mirë për Kamenicën duhet që të votohet numri 191, Partia Demokratike e Kosovës dhe Jona Arifi për kryetare të komunës”, ka theksuar ai.

Ndërsa, kandidatja e PDK-së për kryetare të Komunës së Kamenicës, Jona Arifi kërkoi mbështetjen e qytetarëve duke thënë se kur ata bashkohen, asgjë nuk mund t’i ndalë

“Ne jemi të vetmit që kemi një program të qartë e të detajuar për çdo problem e çdo sfidë dhe për çdo mundësi që duhet të shfrytëzohet që Kamenica të ec përpara”, shtoi ajo.

Video materiali me pamje dhe deklarata:
https://www.swisstransfer.com/d/6de67878-55a4-4f82-ae86-661d004a581a

Të ngjashme

Të fundit