Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar dje në Han të Elezit, në mbështetje të kryetarit të kësaj komune, Mehmet Ballazhi, për mandatin e radhës.
Krasniqi, në një tubim madhështor, në mesin e përkrahësve të PDK-së ka thënë se Ballazhi është njeri i dëshmuar në qeverisje, me mendësinë e tij përparimtare me shembullin e barazisë gjinore në ekzekutiv.
“Jam mëse i kënaqur me ekipin e tij në ekzekutiv, me asamblenë komunale, por edhe me mbështetjen tuaj. Vërtetë ka treguar se është shembulli i një udhëheqësi të urtë, të vendosur, të drejtë dhe të përkushtuar. Deri më 12 tetor të mos lëmë asgjë pa bërë për ta bërë fitoren e Mehmet Ballazhit dhe të PDK-së edhe më madhështore. Jam i sigurt që puna që është bërë, është vula e fitores”, ka theksuar Krasniqi.
Ndërsa, kryetari i Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi ka falënderuar të gjithë për mbështetjen për të ecur sigurt në qeverisjen e ardhshme 4 vjeçare.
“Me 12 tetor do të festojmë bashkë fitoren tonë, të cilën padyshim që e meritojmë, sepse jemi forca e vetme progresive që Hanin e Elezit e vendosë në pozitën e komunave me zhvillim europian”, ka thënë ai.
Video materiali me pamje dhe deklarata:
https://www.swisstransfer.com/