16.4 C
New York
Friday, October 10, 2025

Buy now

Memli Krasniqi në Ferizaj: Më 12 tetor, nga këtu nisë rikthimi i PDK-së

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në një tubim madhështor mbrëmë në Ferizaj, në mesin e përkrahësve PDK-së ka thënë se kjo komunë është historia e suksesit të PDK-së dhe shembulli që do të bartet në çdo komunë të Kosovës.

Krasniqi tha se ky qytet është bërë simboli i zhvillimit, i transformimit, punës e i dinjitetit qytetar dhe se ky vizion e bartë emrin e Agim Aliut.

“Nga këtu, dëshiroj ta jap një mesazh për të gjithë Kosovën: Ferizaj udhëheqë, të tjerët e ndjekin. Më 12 tetor, nga këtu nisë rikthimi i PDK-së si partia kryesore në vend, si partia më e madhe me shtrirjen më të gjerë në tërë Kosovën. Ferizaj do ta ndezë fitoren e madhe të PDK-së dhe ne do ta shpërndajmë atë në çdo anë të Kosovës”, ka theksuar ai.

Ndërkaq, kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe besimin e vazhdueshëm, duke thënë se më 12 tetor fillon kapitulli për Ferizajn e gjeneratës tjetër.

“Detyrat janë të miat, pushteti është i juaji. Ecim krenarë drejt fitores me PDK-në, forcën e padiskutueshme udhëheqëse dhe të zhvillimit”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit