-3.8 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Memli Krasniqi në Ambasadën e Japonisë për ngushëllime: Abe ishte mik i Kosovës dhe lider frymëzues

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qënduar në Ambasadën e Japonisë në Prishtinë, për të shprehur ngushëllime me rastin e vrasjes së ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe, ditë më parë, shkruan Scanner.

Krasniqi, në një postim në Facebook, është shprehur se Abe ishte mik i mirë i Kosovës dhe mbështetës i madh në shtetndërtimin e vendit tonë, si dhe lider i urtë e frymëzues.

“Gjithmonë jemi mirënjohës për kontributin e veçantë dhe të vazhdueshëm, personal e shtetëror që ish-kryeministri Abe ka treguar për vite me radhë ndaj vendit tonë.”, shkruan lideri i PDK-së.

Pas nënshkrimit në Librin e zisë, Memli Krasniqi është takuar me të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka, me të cilin kanë diskutuar edhe për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Japonisë në fusha të ndryshme.

Për ngushëllime dhe për tu nënshkruar në Librin e zisë, në Ambasadën e Japonisë në Prishtinë, me rastin e vrasjes së…

Posted by Memli Krasniqi on Monday, July 18, 2022

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit