Home Ballina Memli Krasniqi në 15 vjetorin e pavarësisë në Hagë, për të uruar çlirimtarët

Memli Krasniqi në 15 vjetorin e pavarësisë në Hagë, për të uruar çlirimtarët

0
Memli Krasniqi në 15 vjetorin e pavarësisë në Hagë, për të uruar çlirimtarët

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, javën e Pavarësisë e përmbylli në Hagë, aty ku çlirimtarët e Kosovës po zhvillojnë betejën e tyre të fundit për të vërtetën e luftës së drejtë të popullit tonë për liri e pavarësi, shkruan Scanner.

“Shënimi i 15 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës nuk mund të ishte i plotë pa i uruar ata që tërë jetën punuan e sakrifikuan për lirinë që e gëzojmë sot dhe që ngritën themelet e shtetit tonë – Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin”, ka shkruar Krasniqi.

Postimi i plotë:

Shënimi i 15 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës nuk mund të ishte i plotë pa i uruar ata që tërë jetën punuan e sakrifikuan për lirinë që e gëzojmë sot dhe që ngritën themelet e shtetit tonë – Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Javën e Pavarësisë e përmbylla në Hagë, aty ku çlirimtarët e Kosovës po zhvillojnë betejën e tyre të fundit për të vërtetën e luftës së drejtë të popullit tonë për liri e pavarësi.

Duke rikujtuar së bashku momentin dhe emocionet e 17 Shkurtit të vitit 2008, por edhe aspiratat që i kemi përmbushur në vijim, urova që Hashim Thaçi e Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi dhe të gjithë çlirimtarët e tjerë t’i kemi në Kosovë në festat e ardhshme, si triumfues e fitimtarë.

Përherë falënderues për kontributin e tyre të pashoq për Kosovën!

Exit mobile version