Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përkujtuar sot në 27-vjetorin e rënies heronjtë që dhanë jetën në betejën e Junikut.
Në mesazhin e tij, lideri i PDK-së, ka vlerësuar kontributin dhe trimërinë e secilit prej tyre, duke thënë se ata janë simbol i sakrificës dhe vendosmërisë për liri.
Ai ka nderuar Bekim Berishën – Abeja, Bedri Shalën, Elton Zherkën dhe Përmet Vulën, që së bashku u përjetësuan në altarin e shenjtë të lirisë.
“27 vite më parë, ata i dhanë Atdheut edhe gjënë më të shtrenjtë që kishin – jetën e tyre. Sot, ata janë dritë e pashuar mbi qiellin e lirë të Kosovës. Lavdi e përjetshme!”, ka theksuar ai.