18.8 C
New York
Saturday, November 8, 2025

Buy now

Memli Krasniqi: Mitrovica me Arianin! Qyteti i krenarisë, i punës dhe i dinjitetit

- Advertisement -

Memli Krasniqi: Mitrovica me Arianin! “Qyteti i krenarisë, i punës dhe i dinjitetit”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka mbyllur sonte fushatën zgjedhore në Mitrovicë, në një atmosferë që ai e ka cilësuar “të jashtëzakonshme”.

Në një postim në rrjete sociale, Krasniqi ka shprehur bindjen se qytetarët e Mitrovicës do t’i japin besimin Arian Tahirit në zgjedhjet e nesërme.

> “Nesër, mijëra qytetarë të Mitrovicës, të udhëhequr nga një frymë e fortë bashkimi, besimi dhe shprese, do të dalin për të votuar Arian Tahirin si kryetarin e tyre të ardhshëm”, ka shkruar ai.

 

Sipas tij, Mitrovica është qyteti i krenarisë dhe i qëndresës, i njerëzve që “nuk thyhen, nuk frikësohen dhe nuk blihen”.

> “Ky është qyteti i Isa Boletinit e i Mehë Ukës, i Kadri Veselit e i Bedri Hamzës dhe tash, qyteti që do t’i japë besimin e vet njërit prej djemve të saj më të mirë: Arian Tahirit”, ka shtuar ai.

 

Në fund, Krasniqi ka falënderuar të gjithë qytetarët dhe aktivistët për përkrahjen, duke theksuar se “Mitrovica është gati për fitoreà

Të ngjashme

Të fundit