9.4 C
New York
Tuesday, November 4, 2025

Buy now

Memli Krasniqi: Mitrovica është bashkuar me Arian Tahirin për të ardhmen e saj!

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka marrë pjesë në një tubim elektoral të kësaj partie në Mitrovicë, në mbështetje të Arian Tahiri.

Krasniqi ka thënë se Mitrovica është bashkuar me Arian Tahirin për të ardhmen e saj!

“Mitrovica është bashkuar me Arian Tahirin për të ardhmen e saj! 🙌 Qindra qytetarë, të rinj e të moshuar, nga çdo lagje e çdo pjesë e qytetit, edhe sonte u bashkuan me një zotim të përbashkët: për Mitrovicën që punon, që bashkon dhe që beson. Arian Tahiri tashmë nuk përfaqëson vetëm PDK-në, por të gjithë qytetarët e Mitrovicës, pa dallim. Ariani, me edukatën dhe vlerat e tij, mishëron drejtimin për të cilin ky qytet qëndron”.

“Përfaqëson vazhdimësinë e një Kryetari të mirë, si Bedri Hamza, që besimin e qytetarëve e ka të shenjtë – ndërsa punën e ka valutë. Më 9 nëntor, ftoj të gjithë mitrovicasit që të votojnë për zhvillim, për besim, për Mitrovicën që fiton sërish. #PDK191”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Të ngjashme

Të fundit