0.2 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Memli Krasniqi mirëpret në PDK Gjeneralin Xhevahir Geci: Nder ta kemi në listën tonë të kandidatëve për deputetë

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka mirëpritur në parti Gjeneralin Xhevahir Geci, raporton Scanner.

Kryetari Krasniqi, duke vlerësuar lartë kontributin e Gecit për Kosovën para, gjatë dhe pas luftës, njoftoi se ai do të jetë kandidat për deputet nga radhët e PDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit.

 

“Si epror në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e më vonë si gjeneral brigade në Forcën e Sigurisë së Kosovës, ai ka shërbyer me guxim, lidership e vizion. Vlerat e tij personale dhe përvoja e tij profesionale, e bëjnë Gjeneral Gecin një aset të çmuar për ekipin tonë, në misionin për të ndërtuar një Kosovë ma të mirë. Prandaj, është nder dhe kënaqësi e madhe ta kemi në listën tonë të kandidatëve për deputetë. Mirë se vjen, Gjeneral”, tha lideri i PDK-së.

 

Ndërsa, Xhevahir Geci tha se po i bashkohet Partisë Demokratike të Kosovës për të shërbyer në fuqizimin e institucioneve dhe mbrojtjen e shtetit të Kosovës.

 

“Gjatë rrugëtimit tim jetësor, kam pasur nderin t’i shërbej Kosovës në vijën e parë. Fillimisht në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e më pas edhe si gjeneral brigade në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Në secilin rol, kam mësuar se lidershipi i vërtetë nuk është vetëm guxim. Por përkushtim, vizion, dhe një angazhim i përhershëm për popullin dhe vendin tënd. Pas lirisë dhe pavarësisë, tani dua të ndihmoj në sigurimin e së ardhmes së Kosovës”, është shprehur Geci.

VIDEO: https://www.facebook.com/share/v/185SABTkbJ/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit