“Imagjinoni një Kosovë ku çdo qytet, çdo fshat dhe çdo qytetar jeton më mirë. Me Bedri Hamzën si Kryeministër, ky vizion nuk është vetëm i mundshëm, por është i pashmangshëm,” tha Krasniqi në deklaratën e tij.

Ai nënvizoi se përkushtimi i PDK-së është të ofrojë zgjidhje konkrete për sfidat që përballen qytetarët e Kosovës, duke u mbështetur në një ekip të guximshëm dhe të përkushtuar që beson në një Kosovë më të mirë.

“Sepse bashkë: Kosova mundet më mirë. Sepse ju meritoni më shumë. Sepse e ardhmja u përket atyre që guxojnë!” shtoi ai.

Në përmbyllje, Kryetari Krasniqi u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që më 9 shkurt të dalin dhe të bëjnë ndryshimin duke votuar për PDK-në dhe vizionin e saj për një Kosovë më të fortë dhe më të zhvilluar.

“Prandaj, me 9 shkurt: Guxoni. Besoni. Votoni Partinë Demokratike të Kosovës me numrin 131,” përfundoi ai.

Ky mesazh i fortë dhe inspirues vjen si pjesë e fushatës së PDK-së, e cila synon të ofrojë një qeverisje që punon për qytetarët dhe i vendos ata në qendër të zhvillimit të vendit.

Shpërndaje