16.3 C
New York
Wednesday, October 1, 2025

Buy now

Memli Krasniqi: Lipjani ka nevojë për një njeri të vendosur si Shukri Buja

- Advertisement -



Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar mbrëmë në Lipjan në mbështetje të kandidatit të PDK-së për kryetar të kësaj komune, Shukri Buja.

Krasniqi duke bërë thirrje që më 12 tetor të votohet numri 191 dhe PDK ka thënë se njeriu i vetëm që di të bëjë punë të mëdha dhe ka vizion për zhvillimin e Lipjanit është Buja.

“Shumë prej jush më keni thënë Lipjani ka nevojë për një njeri të vendosur, për një njeri që e njeh punën dhe jo më për eksperimente politike. Dhe keni të drejtë, jam pajtuar me ju, sepse nuk ka kohë më për lojëra, nuk ka më kohë për aventura e për eksperimente. Është koha për kthim të zhvillimit, është koha për projekte konkrete, është koha për një kryetar, i cili jo vetëm që e njeh Lipjanin në katër anët e tij, por që e ka këtë angazhim për Lipjanin çdo ditë të jetës së tij dhe nuk ka punë tjera. Shukri Buja është ai njeri”, ka theksuar ai.

Ndërsa, kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja ka thënë se ekipi i tij përbëhet nga 53 profesionistë të fushave të ndryshme, me të cilët do ta realizojë programin e tij për ma mirë.

“Të ju flas për veten ju më njihni. Unë kam dalë në terren kohë të gjatë deri sa i kam identifikuar problemet, kam identifikuar projektet, kam biseduar lagje më lagje, fshat më fshat, nga dy, nga tri herë. Në veçanti në Lipjan me ekipet e partisë, me qytetarët, me shtresat e ndryshme dhe këto që sot do t’i prezantojmë janë propozimet tuaja, janë idetë tuaja”, ka thënë Buja.

Video materiali me pamje dhe deklarata:
https://www.swisstransfer.com/d/f3cfd875-baf6-4194-a582-d0ee80cb696c

Të ngjashme

Të fundit