22.7 C
New York
Thursday, September 25, 2025

Buy now

Memli Krasniqi: Lidhja mes PDK-së dhe Kaçanikut është e pathyeshme tash e 26 vjet, më 12 tetor votoni numrin 191

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar mbrëmë në bastionin e kësaj partie, në Kaçanik në mbështetje të kandidatit të PDK-së për kryetar të kësaj komune, Sabedin Vishi.

Krasniqi tha se lidhja mes PDK-së dhe Kaçanikut është e pathyeshme tash e 26 vjet, prej kur ekziston PDK në Kosovën e lirë.

Duke e falënderuar kryetarin aktual Besim Ilazi për angazhimin dhe punën e palodhshme, Memli Krasniqi bëri thirrje që të votohet kandidati Sabedin Vishi.

“Më keni dhënë emocion të jashtëzakonshëm, sepse po e shoh që ju tashmë keni vendosur dhe vota juaj, mbështetja juaj është për Sabedin Vishin, për numrin 191 dhe për PDK-në. Faleminderit nga zemra të gjithëve”, tha ai.

Ndërsa, kandidati i PDK-së, për kryetar të Komunës së Kaçanikut, Sabedin Vishi premtoi transport falas për nxënësit, rritje të bursave për studentë, 200 euro për të porsalindurit, digjitalizim të shërbimeve shëndetësore, rritje të subvencioneve në bujqësi, si dhe vazhdim të investimeve në infrastrukturën sportive.

“Kërkoj edhe njëherë mobilizimin tuaj maksimal që më 12 tetor ta votoni Partinë Demokratike të Kosovës me numër 191 dhe të votoni kandidatët për asamble komunale, të cilët i keni më të mirët”, tha Vishi.

Video materiali me pamje dhe deklarata:
https://www.swisstransfer.com/d/2d2d9dbf-7f3d-4447-a4f7-3f4c4e65a195

Të ngjashme

Të fundit