kujtuar sot Azem Bejtë Galicën.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi shkruan se “qysh si 16 vjeçar, Azemi u betua për një jetë kundër pushtuesve dhepër lirinë e trojeve shqiptare”.
Lexoni më poshtë postimin e plotë të Krasniqit:
100 vite më parë, në moshën 34 vjeçare, ra heroikisht një nga trimat më të rrallë të historisë tonë kombëtare, Azem Bejta. Edhe pse nuk jetoi gjatë, të bëmat dhe veprimtaria e Azemit tejkaluan moshën e tij të re. Ai ishte pjesë aktive e rezistencës kundër një perandorie që po shuhej dhe u bë personaliteti qendror i epokës së rezistencës së parë kundër pushtimit serb e jugosllav.
Qysh si 16 vjeçar, kur ia vranë babain, Bejtën, Azemi u betua për një jetë kundër pushtuesve dhe për lirinë e trojeve shqiptare. Në kuadër të Lëvizjes Kaçake, ai mori pjesë në shumë luftëra e beteja, përfshirë Kryengritjen e Drenicës, atë të Dukagjinit dhe më pas atë të Junikut.
Duke mos dashur që as i vdekur të bie në duart e çetnikëve serbë, Azemi e kishte lënë amanet që të varroset në një vend sekret, të cilin do t’ia plotësonin pas rënies, gruaja e tij Shota dhe bashkëluftëtarët e tij, duke e varrosur në shpellën “Quku që kërset”, 75 metra të thellë. Për 47 vite trupi i heroit tonë do të pushonte aty, deri në rikthimin e tij në fshatin e lindjes, në Galicë.
Lavdi Heroit të Kombit, Azem Bejtë Galica!