Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka theksuar sot gjetjet e shumta që ka publikuar Komisioni Evropian në raportin e fundit për Kosovën sa i takon korrupsionit, raporton Scanner.
Komisioni Evropian ka theksuar në raportin e vitit 2022-2023 se
korrupsioni është shqetësim serioz në Kosovë.
“Shkarkimi i Kreut të Njësisë së Veçantë të Hetimeve në kuadër të Policisë së Kosovës, dërgon një sinjal negativ në përkushtimin e Kosovës në luftën ndaj korrupsionit”, thuhet në raport.
Kreu i PDK-së Memli Krasniqi tha me këtë rast se në 133 faqe të raportit të Komisionit Evropian për Kosovën – 99 herë përmendet fjala korrupsion! Korrupsion institucional, pasurim i zyrtarëve qeveritarë, varfëri qytetare e regres shtetëror!
https://www.facebook.com/share/v/n2zkdUUYNT7mt5oc/?mibextid=HSR2mg