Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka konfirmuar se nesër do të ketë takim te presidentja Vjosa Osmani.
“Qendrimi ynë është ai që kemi pasur gjithmonë. Ka dy tre muaj që mundohemi me gjetë zgjidhje me ofru kompromise, për të dal nga kjo situatë. Nesër prapë do të jem tek preisdetja. Këtë e shoh pozitive në kuptimin e angazhimit, por s’di çka të them për mundësinë e rezultatit. Sepse bllokada është prodhim i kryeneqësisë politike të VV-së”, ka thënë Krasniqi.