Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar në lidhje me protesën e Njësitit Special Intervenues dhe Njësist për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive para Qeverisë, raporton Scanner.
Krasniqi ka thënë se këtë fotografi nuk është dashur ta shohim kurrë.
“E vërteta e kësaj Qeverie! Këtë fotografi nuk është dashur ta shohim kurrë! Posaçërisht, pas zhvillimeve të fundit në pjesën veriore të vendit tonë. Njësiti Special Intervenues dhe Njësiti për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive, krenaria e shtetit tonë, detyrohen të protestojë para Qeverisë së vendit të vet, kundër injorimit dhe nënçmimit që po ju bëhet nga ta”, ka shkruar Krasniqi.
Kryetari i PDK-së ka thënë se përtej fjalëve boshe për Policinë e Kosovës, fatkeqësisht, kjo fotografi është e vërteta e turpshme e kësaj Qeverie të paaftë.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0T26P1MbWMddjV3q2ACeWsjXxztWhGM5RbB68jGz6FecVPQUSRUDjaW7DHndJk7Agl&id=100044662171388&mibextid=9R9pXO