Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se “Kaçaniku ka një histori që s’duhet ndalur – historinë e fitores, të besimit dhe të punës me PDK-në për 25 vite me radhë”.
Ai ka thënë se pas Besim Ilazit, “rruga e fitores vazhdon me Sabedin Vishin, Kryetarin e punës dhe të vlerave që e bashkojnë çdo kaçanikas”.
Kaçaniku mbetet i pathyeshëm 🙌
Kaçaniku ka një histori që s’duhet ndalur – historinë e fitores, të besimit dhe të punës me PDK-në për 25 vite me radhë.
Sepse ky qytet gjithmonë ka ditur të qëndrojë bashkë dhe të zgjedhë njerëzit që i shërbejnë me zemër.
Sot, pas Besim Ilazit, rruga e fitores vazhdon me Sabedin Vishin, Kryetarin e punës dhe të vlerave që e bashkojnë çdo kaçanikas.
Më 9 nëntor, bashkohuni për Kaçanikun që nuk njeh ndarje, nuk njeh humbje – por njeh vetëm punë, bashkim dhe fitore!
Bashkë do të fitojmë. Bashkë do të rritemi. Sepse bashkë është #MaMirë për Kaçanikun!
#PDK191






