Home Ballina Memli Krasniqi i kërkon qeverisë ta tërheqë vendimin ndaj Klan Kosovës

Memli Krasniqi i kërkon qeverisë ta tërheqë vendimin ndaj Klan Kosovës

0
Memli Krasniqi i kërkon qeverisë ta tërheqë vendimin ndaj Klan Kosovës

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas vendimit të MINT-it për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës, duke thënë se ky veprim është kundër fjalës së lirë dhe kundër parimeve të demokracisë, raporton Scanner.

Krasniqi tha se vetëm sistemet autokratike dhe totalitare kanë tendenca për t’i mbyllur mediat e pavarura.

Reagimi i plotë:

Vendimi i Qeverisë për pezullimin e punës së Televizionit Klan Kosova është i papranueshëm, kundër fjalës së lirë dhe akt kundër parimeve themelore të demokracisë.

Vetëm sistemet autokratike dhe totalitare kanë tendenca të këtilla për të mbyllur mediat e pavarura. Sot, më shumë se kurdoherë, Kosova ka nevojë për media të lira, të pavarura dhe të pandikuara.

Kërkoj nga Qeveria që t’a tërheqë mbrapa menjëherë vendimin e saj dhe ta heqë këtë njollë që e ka vënë mbi shtetin dhe shoqërinë tonë.

Përgëzoj televizionet dhe mediat kosovare, të cilat qysh nga marrja e vendimit nga ana e Qeverisë, kanë shprehur solidarizimin e plotë me Klan Kosovën.

Exit mobile version