3.7 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Memli Krasniqi: Gjashtë nga tetë komunat e PDK-së lidere për transparencë buxhetore

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas publikimit të raportit nga Instituti GAP, i cili ka rendituar komunat të cilat udhëhiqen nga PDK-ja si kampione për transparencë buxhetore, raporton Scanner.

“Gjashtë nga tetë komunat të cilat udhëhiqen nga PDK, janë renditur në krye të tabelës për transparencë buxhetore për vitin 2022, në raportin e publikuar sot nga Instituti GAP. Ky raport, i cili vlerëson transparencën buxhetore të komunave në Kosovë dhe i rendit ato në bazë të performancës, ka renditur të parën komunën e Drenasit, me 100 % të pikëve të grumbulluara, aq sa kanë edhe Mitrovica, Prizreni e Skenderaj”, ka shkruar Krasniqi.

Kryetari i PDK-së ka thënë se është shumë i lumtur dhe krenar me punën dhe përgjegjësinë të cilën po e tregojnë para qytetarëve dhe para ligjit, të gjithë Kryetarët e komunave të cilat udhëhiqen nga PDK-ja, si edhe ekipet e tyre.

“Transparencë dhe llogaridhënie, kjo është mënyra e vetme përpara – asgjë më pak!”, ka përfunduar Krasniqi.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0GH1KipjEAqy4TFqe2BC9GfQex7wpQALCxqq53ACWih9jn2GbM6pgdrTrVcS8Q5zbl&id=100044662171388&mibextid=9R9pXO

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit