26.5 C
New York
Tuesday, July 1, 2025

Buy now

Memli Krasniqi flet mbi zhvillimet politike edhe me ambasadorin italian në Kosovë

- Advertisement -

Lideri opozitar, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim ambasadorin italian në Kosovë, Antonello De Riu.

Krasniqi, thotë se zhvillimet politike dhe qëndrimet e vizioni i PDK-së në raport me to, si dhe kërkesa e tyre për zgjedhje, ishin tema diskutimi mes tyre.

Në selinë e PDK-së e prita edhe ambasadorin italian në Kosovë, Antonello De Riu.

Zhvillimet politike, qëndrimet dhe vizioni i PDK-së në raport me to, si dhe kërkesa jonë për zgjedhje të parakohshme – ishin tema të diskutimit tonë të përbashkët.

Qytetarët dhe shteti i Kosovës kanë nevojë të shpejtë për zhvillim, përparim dhe integrim.

Ambasadorin De Riu e falënderova për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për Kosovën.

Të ngjashme

Të fundit