Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka zgjedhur që festën e Flamurit Kombëtar ta festoj këtë vit ndryshe nga protokolli politik, raporton Scanner.
Ai ka marrë djalin e tij, Malin dhe po vizitojnë monumente të veçanta të historisë kombëtare.
“Me Malin, rrugës për Tiranë, për të shënuar 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, ndalesën e parë e bëmë te Kompleksi i Lidhjes së Prizrenit, për të nderuar patriotët shqiptarë, të cilët frymëzuan luftën për liri e shtet të pavarur shqiptar. E sotmja merr kuptim vetëm duke e njohur dhe vlerësuar të djeshmen e lavdishme të brezave që trasuan rrugën e kombit tonë” ka shkruar kreu i PDK-së, Memli Krasniqi.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02nde6Vb3V3jULbgjevBpSQvc136fTJ447tZi7xT3fDmC733BkJL6vHJF8LMjAN5f9l&id=100044662171388&sfnsn=wa&mibextid=9R9pXO