14.9 C
New York
Friday, October 24, 2025

Buy now

Memli Krasniqi: Ferit Idrizi është garanci për zhvillimin e Vushtrrisë

- Advertisement -

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, gjatë qëndrimit të tij në Vushtrri, ka vlerësuar lart punën dhe rezultatet e kryetarit aktual, Ferit Idrizi, duke e quajtur atë “garanci për zhvillim” dhe “model bashkëpunimi me qytetarët”.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka qëndruar sot në Vushtrri, ku është pritur nga kryetari Ferit Idrizi dhe ekipi i tij.

Në një postim në rrjete sociale, Krasniqi ka theksuar se në Vushtrri “ndjehesh menjëherë pjesë e një rrëfimi suksesi”, duke shtuar se çdo përshëndetje nga qytetarët është dëshmi e respektit që fitohet me punë, jo me fjalë.

“Katër vitet e kaluara kanë qenë vite pune me rezultate konkrete. Kjo është arsyeja pse qytetarët e Vushtrrisë e dinë se lidershipi i Ferit Idrizit nuk është vetëm premtim, por garanci për zhvillim,” ka shkruar ai.

Sipas Krasniqit, modeli i punës dhe bashkëpunimit me qytetarë i kryetarit Idrizi do të vazhdojë edhe katër vitet e ardhshme, si alternativa më e mirë përpara.

Postimi i plotë:

Në Vushtrri, me Kryetarin Ferit Idrizi dhe ekipin e tij, ndjehesh menjëherë pjesë e një rrëfimi suksesi. Edhe sot, çdo hap, çdo përshëndetje e qytetarëve, ishte dëshmi e respektit që fitohet me punë, jo me fjalë e imponim.

Katër vitet e kaluara kanë qenë vite pune me rezultate konkrete. Kjo është arsyeja pse qytetarët e Vushtrrisë e dinë se lidershipi i Ferit Idrizit nuk është vetëm premtim, por garanci për zhvillim.

Modeli i tij i punës dhe bashkëpunimit me qytetarë do të vazhdojë edhe katër vitet e ardhshme, si alternativa ma e mirë përpara.

Të ngjashme

Të fundit