Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi pas mbylljes së vendvotimeve, ka falënderuar qytetarët e të gjitha komunave për çdo votë që ia dhanë sot kësaj partie.
Krasniqi, në një postim në Facebook, ka thënë se Kosova meriton ma mirë
“Sot fituan qytetarët, demokracia dhe besimi në të ardhmen. Faleminderit për çdo votë, anekënd vendit, me të cilën qytetarët u përcaktuan për modelin më të mirë të qeverisjes lokale – atë të Partisë Demokratike të Kosovës. Vazhdojmë me përkushtim dhe besim drejt rikonfirmimit të fitoreve në çdo komunë ku jemi në balotazh”, është shprehur lideri i PDK-së.