Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka takuar kryetarin e ri të Degës së PDK-së në Rahovec, Edon Cana bashkë me anëtarët e Kryesisë.
Kreu i PDK-së ka thënë se Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Rahovec është para një momentumi të ri, përplot optimizëm.
“Me vullnet dhe energji të reja, Kryetari i ri i Degës, Edon Cana, së bashku me Kryesinë, kanë nisur punën për rikthimin e PDK-së në këtë komunë”, ka shkruar lideri i PDK-së në faqen e tij në Facebook.
Krasniqi shprehet se Cana dhe ekipi i tij, në këtë mision e kanë mbështetjen maksimale të partisë.
“Edoni, si diplomat i suksesshëm, person i edukuar me shkollim superior, djalë që i do shumë Rahovecin dhe bashkëqytetarët e tij, është i përkushtuar për të krijuar alternativë dhe shpresë për të ardhmen”, tha Krasniqi.