Kreu i PDK’së, Memli Krasniqi, ka folur pas ndërpritjes së seancës së VI konstituive të Kuvendit, ku VV dështoi sërish ta zgjedh kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiun.

Krasniqi thotë se kjo është e papranueshme dhe e turpshme, që për teket e një personi të mbetet peng shteti.

Ndër të tjera, kryetari i PDK’së deklaroi se fakti që “Albin Kurti nuk mundet me qenë kryeministri i ardhshëm i Kosovës – është duke e mbajt peng edhe institucionet edhe shtetin tonë dhe popullin tonë”.

Ndër të tjera ai tha:

Besoj është e qartë për secilin se bllokada është e qëllimshme dhe po vjen nga ana e VV’së, si partia e parë që i takon të propozojë kryetarin e Kuvendit. Kjo vërtetë tashmë është komplet e pakuptimtë është e turpshme, që për teket e një personi, një kandidatit të mbetet peng shteti. Kjo është pengmarrje e shtetit të Kosovës për tekat e një njeriu, të një kandidati.

Sikur të dëshironin zgjidhje kanë pasur mundësi edhe sot edhe pardje edhe para 4 ditëve, të njëjtën mundësi e kanë edhe pasnesër që ta ndërrojnë kandidaten sepse nuk imponohet kandidati nëse nuk e ke shumicën parlamentare.

Problemi themelor është që këta nujk kanë shumicë parlamentare, nuk kanë numra për ta bërë qeverinë. Dhe fakti që Albin Kurti nuk mundet me qenë kryeministri i ardhëshëm i Kosovës është duke e mbajt peng edhe institucionet edhe shtetin tonë dhe popullin tonë.
Kjo është e papranueshme”, tha Krasniqi