Policia e Kosovës ka konfirmuar se Njësia për Mbrojtjen e Afërt e Policisë së Kosovës ka marrë në mbrojtje dy liderët e partive më të mëdha opozitare, Memli Krasniqin e PDK-së dhe Lumir Abdixhikun e LDK-së. Por nuk janë bërë e ditur arsyeja.
Lajmin se patrullat e mbrojtjës së afërt të Policisë së Kosovës janë vënë tek lideret opozitar e ka konfirmuar udhëheqësi i Njësisë për Vlerësimin e Rrezikshmërisë në Policinë e Kosovës, Ismet Jashari.
“Po, është e vërtetë se i kemi ofruar mbrojtje”, ka thënë ai për Reporteri.net.
Por, Jashari nuk ka dhënë informacione se cilat janë arsyet e ofrimit të kësaj mbrojtjeje dhe nëse dy liderët kanë marrë kërcënime serioze
“Nuk mund mund të flas sepse këto të dhëna janë konfidenciale.”, tha Jashari.