0.6 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

Memli Krasniqi: Dialogu duhet të bëhet për njohje dhe ulëse në OKB e jo për çështje teknike siç po ndodhë

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në intervistë për “RTK Prime”, ka thënë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të afatizohet dhe diskutimet duhet të fokusohen për marrëveshjen finale me njohje të ndërsjelltë e jo në tema teknike siç po ndodhë aktualisht.

Duke folir për mos shkuarjen e tij në takimin që e ftoi së fubdmi kryeministri Albin Kirti, lideri i opozitës kosovare tha se në takim te Kurti nuk ka shkuar sepse ishte i kotë, pa substancë, ftesë e pasinqertë dhe për shou medial.

“Ato që kishte për t’i thënë në takim, i kemi ditur, takimi vinte pas dakordësimit për dokumente dhe pas kritikës për dialog me opozitën. Diskutimi për çështje teknike nuk është temë, por njohja reciproke, marrëveshja finale dhe ndërprerjen e konfliktit të ngrirë, na duhet marrëveshje finale për anëtarësim në OKB dhe organizatat ndërkombëtare”, tha Krasniqi.

Sipas tij, të gjitha kauzat e Kurtit kanë qenë kauza të lidhura për dialogun, por progres nuk ka.

“Po flasim për çështjet teknike, jo për njohje. Ne jemi për reciprocitet tregtar, Kurti është tërhequr nga reciprociteti. Eksportet e Serbisë janë më të mëdhatë në historinë e Kosovës, ka theksuar Krasniqi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit