9.1 C
New York
Thursday, November 13, 2025

Buy now

Memli Krasniqi: Dejona Mihali është e obsesionuar me Sami Lushtakun (Video)

- Advertisement -

Ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në “Rubikon” në Klan Kosova tha se Dejona Mihali është e obsesionuar me kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtakun.

Por, ai shton se jo vetëm Dejona Mihali, por të gjithë kundërshtarët e Partisë Demokratike të Kosovës e kanë obsesion Samiun, për të cilin, siç thotë Krasniqi, e kanë krijuar idenë e një gogoli.

Krasniqi ndër tjerash tha se të gjithë ata që e kritikojnë Lushtakun, sipas ti kanë deficite kombëtare të jashtëzakonshme

“Duhet me kanë kogja mendje e krisur me ditë me bë propagandën që e bën VV, prej asaj grekofiles Dejona Mihali e secilit që i shkrunë ato që i thotë ajo. E ka një obsesion me Sami Lushtakun, nuk e di a e njeh prej kohëve të kaluara a jo, nuk më ka rënë me pyet Saminë, do ta pyes. Kundërshtarët tonë e kanë krejt obsesion Saminë. E kanë kriju idenë e një gogoli. Dhe mendoj që ka të bëj me komplekset që kanë të bëjnë me të”, tha Krasniqi.

 

Të ngjashme

Të fundit