-1.6 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Memli Krasniqi caktohet udhëheqës i shtabit zgjedhor të PDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit

- Advertisement -

Kryesia e Partisë Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, me ç’rast ka formuar edhe Shtabin Qendror Zgjedhor për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, me qëllim të koordinimit të plotë të aktiviteteve elektorale në të gjithë vendin.

 

Ky shtab do të udhëhiqet nga kryetari i partisë, Memli Krasniqi, ndërsa në pozitën e zëvendësshefes së shtabit u emërua sekretarja e përgjithshme, Vlora Çitaku.

 

Diskutimet gjatë takimit u përqendruan në hartimin e planit të detajuar të aktiviteteve, përmes të cilave do të mobilizohen strukturat e partisë dhe do të dinamizohet angazhimi qytetar për zgjedhjet e ardhshme.

 

Nën sloganin “Kosova mundet më mirë”, Partia Demokratike e Kosovës beson thellë se përmes vizionit tonë qeverisës dhe punës konkrete për realizimin e tij, vendi ynë mund të arrijë më shumë në çdo drejtim.

 

Me kandidatin tonë për kryeministër, Bedri Hamzën, Partia Demokratike e Kosovës ofron një udhëheqës të dëshmuar, të përkushtuar dhe me program konkret për secilin qytetar.

 

Hamza është një personalitet i respektuar që gëzon besimin e qytetarëve, si lider që do të sjellë stabilitet, zhvillim ekonomik dhe përmirësim të mirëqenies së qytetarëve.

 

PDK u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të bashkohen rreth këtij vizioni të përbashkët dhe të japin mbështetjen e tyre për një qeverisje që reflekton nevojat dhe ambiciet e të gjithëve, pa dallim.

Në këto zgjedhje, PDK nuk është thjesht një alternativë, por një zgjidhje që ofron rezultate konkrete për një të ardhme më të mirë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit