Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe sot në mëngjes në Prekaz.
Ai me këtë rast ka thënë se sakrifica titanike e familjes Jashari i dha drejtim luftës së UÇK-së, shkruan Reporteri.net.
“Me 5,6 dhe 7 Mars shnënojmë ditët kur ka lindur liria e Kosovës dhe qytetarëve tonë. Si çdo shqiptarë tjetër e konsiderojmë obligim për të ardhur në Prekazin e lavdisë së familjes Jashari për të treguar respektin tonë të përjetshëm, vlerësimin e pafund të sakrificës së tyre titanike që i dha drejtim luftës së UÇK-së”, tha Krasniqi.
Ai përmendi edhe mungesën e themeluesve të UÇK-së që gjenden në Hagë.
“Në këto vitet e fundit e ndjejemë mungesën e themeluesve të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit e shokëve të tjerë. Në ditët e tilla duhet ta kujtojmë e vlerësojmë sakrificën e familjes Jashari por edhe jetën që e ka dhënë secili dëshmorë i UÇK-së”, tha Krasniqi.