Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka shprehur mbështetjen e tij për kandidaten e PDK-së për kryetare të Pejës, Arta Vokshi Nallbani, gjatë një vizite në Novosellë të Pejës.
“Arta Vokshi Nallbani është zëri i gjeneratës së re, me vizion për një Pejë më të mirë për qytetarët e saj. Ajo sjell energji, përkushtim dhe shumë dashuri për qytetin që e ka në zemër – Pejën e kulturës, sportit, turizmit e të historisë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Ai ka bërë thirrje për mbështetje më 12 tetor, duke theksuar se Peja meriton një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e saj.