Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë të dhënë për një medium të ndërkombëtar, siç raportohet, ka deklaruar se ambasadori amerikan ka pasur më shumë informacione se ai për situatën në veri.
Rreth kësaj deklarate të Kurtit, ka reaguar ish-kryediplomatja Meliza Haradinaj-Stublla.
Ajo përmes një postimi në Twitter, ka thënë se, nëse kjo deklaratë e të parit të qeverisë nuk është nxjerrë nga konteksti, atëherë është skandaloze për tu thënë në një medium ndërkombëtar.
“Kjo deklarate nese nuk eshte nxjerre nga konteksti nga gazetari (si jo rralle ne te kaluaren) eshte skandaloze per tu thene per nje medium ndërkombëtar”, ka thënë Haradinaj-Stublla.
Kjo deklarate nese nuk eshte nxjerre nga konteksti nga gazetari (si jo rralle ne te kaluaren) eshte skandaloze per tu thene per nje medium nderkombetar. https://t.co/iRwCqyCZv3
— Meliza Haradinaj (@MelizaHaradinaj) November 26, 2022