A janë modelja e Melissa Satta dhe presidenti i Interit, Steven Zhang në një lidhje intime? Mjaftoi kjo selfie e bërë në një disko e publikuar prej tyre në rrjetet sociale për të nxitur thashethemet. Mediat italiane shkruajnë se bëhet fjalë për “diçka më shumë se një miqësi, por ende nuk mund të thuhet për një lidhje dashurie”. Të dy kanë vendosur të heshtin për momentin.
Në dhjetor 36-vjeçarja dhe Zhang kaluan mbrëmjen në të njëjtin klub në Majemi. Pas fitores së Superkupës së Italisë, modelja e uroi në rrjetet sociale edhe pse është një tifoze e njohur e Milanit. Sata është beqare prej tetorit të vitit të kaluar. Më herët ka qenë e martuar me futbollistin Kevin Prince Boateng me të cilin ka një djalë.
Ndërsa për 31-vjeçarin Zhang dihet pasuria e tij prej 7.5 miliardë dollarësh, por shumë pak për jetën e tij sentimentale. Nëse ka një lidhje mes tyre duhet zgjidhur kush do ta fitojë këtë derbi të zemrës.