Këngëtarja e njohur dhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Melisa Lleshi është shumë pranë ndjekësve të saj në rrjetet sociale, me postime të ndryshme.
Melisa ka publikuar një fotografi, me të cilën ka ngjallur dyshime se mund të jetë duke shijuar një romancë të re.
Ajo ka publikuar dorën e saj, mbi një dorë mashkulli dhe fotografisë i ka vendosur një zemër të bardhë.
Megjithatë, këngëtarja dhe ish-banorja e BBVK-së nuk ka dhënë asnjë detaj më shumë në lidhje me këtë fotografi.