Melania Trump ka thyer heshtjen në lidhje me atentatin ndaj bashkëshortit të saj, Donald Trump.
“Kur pashë atë plumb që goditi burrin tim, Donaldin, kuptova se jeta ime dhe e Barronit ishte në prag të një ndryshimi shkatërrues”, ka shkruar ish-zonja e parë, duke iu referuar të shtënave të tmerrshme më 13 korrik në mitingun e Trump në Butler, Pensilvani.
“Jam mirënjohëse për agjentët e guximshëm të shërbimit sekret dhe zyrtarët e zbatimit të ligjit që rrezikuan jetën e tyre për të mbrojtur burrin tim”, tha ajo në një deklaratë.
“Një përbindësh që e njohu burrin tim si një makinë politike çnjerëzore u përpoq të nxiste pasionin e Donaldit – të qeshurën, zgjuarsinë, dashurinë për muzikën dhe frymëzimin e tij”, vazhdoi ajo.
Ish-zonja e parë e përshkroi burrin e saj si një “burrë bujar dhe të kujdesshëm me të cilin ka qenë në kohët më të mira dhe më të këqija”.
Një spektator u vra në incident dhe dy të tjerë u plagosën rëndë, thanë tutje autoritetet.
“Familjeve të viktimave të pafajshme që tani po vuajnë nga ky akt, me përulësi shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta”, theksoi mes tjerash Melania.
Trump nga ana tjetër u qëllua me pushkë gjysmë-automatike në tubimin e organizuar të shtunën.