Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, ka mohuar kategorikisht çdo lidhje me Jeffrey Epstein, duke i cilësuar si shpifje raportimet që e përfshijnë në këtë çështje.
Në një deklaratë të rrallë publike nga Shtëpia e Bardhë, ajo theksoi se lajmet që e lidhin me Epstein janë të pavërteta dhe duhet të ndalen menjëherë.
“Gënjeshtrat që më lidhin me Jeffrey Epstein patetik duhet të ndalen sot”, u shpreh Melania Trump.
Deklarata vjen në një kohë kur emri i Epstein vazhdon të përmendet në media dhe në debate publike, ndërsa figura të ndryshme kanë reaguar për raportimet dhe spekulimet që lidhen me të.






