25.8 C
New York
Friday, August 15, 2025

Buy now

Melania padit djalin e Bidenit, kërkon 1 miliard dollarë, pas deklaratës së Hunter se Epstein e prezantoi me Trump

- Advertisement -

Melania Trump, zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka kërcënuar se do të padisë Hunter Biden, djalin e ish presidentit Amerikan Joe Biden duke kërkuar prej tij një dëmshpërblim prej më shumë se 1 miliardë dollarë, pas deklaratave të tij se ajo ishte prezantuar me bashkëshortin e saj  Donald Trump nga trafikanti  seksual Jeffrey Epstein. Avokatët e zonjës Trump e kanë përshkruar pretendimin si “të rremë, shpifës, fyes dhe nxitës”. Në një intervistë të dhënë më herët këtë muaj, Hunter Biden kritikoi ashpër lidhjet e dikurshme të Donald Trump me Epstein-in, duke thënë se ky i fundit kishte ndërmjetësuar njohjen e çiftit presidencial. Donald Trump ka pranuar se dikur ka qenë mik me Epstein-in, por ka deklaruar se marrëdhëniet e tyre u prishën në fillim të viteve 2000, pasi financieri i ndjerë kishte marrë punonjës nga spa-ja e klubit të tij të golfit në Florida.

Në një letër drejtuar avokatit të Hunter Biden, ekipi ligjor i zonjës së Parë kërkon tërheqjen e menjëhershme të deklaratës dhe një kërkimfalje publike, ndryshe ajo do të ndërmarrë veprime ligjore për dëmshpërblim që tejkalon 1 miliard dollarë. Në letër thuhet se pretendimi ka shkaktuar “dëm të madh financiar dhe në reputacionin ” e Melania Trump.

Pretendimi i Hunter Biden u lidh edhe me shkrime të gazetarit Michael Wolff, autor i një biografie kritike për Donald Trump. Megjithatë, media amerikane The Daily Beast, e cila kishte publikuar një artikull mbi këtë çështje, e ka hequr më pas artikullin dhe ka kërkuar falje, pasi avokatët e zonjës Trump kundershtuan  përmbajtjen e artikullit . Nuk ka asnjë provë që Melania dhe Donald Trump janë prezantuar nga Epstein. Sipas një interviste të dhënë për mediat amerikane në vitin 2016, Melania ka treguar se e ka njohur Donald Trump në nëntor 1998, në një festë të organizuar nga një agjent modelesh.  Mundesia qe Melania Trump te padise djalin e ish presidentit Amerikan vjen ne nje kohre kur presioni mbi Shtëpinë e Bardhë për publikimin e të ashtuquajturave “dosje Epstein” – dokumente të pazbuluara më parë për hetimet ndaj tij eshte shtuar . FBI –ja dhe Departamenti Amerikan i Drejtësisë kanë deklaruar se në realitet nuk egziston asnjë listë klientësh të shantazhuar të lidhur me Epstain.

Të ngjashme

Të fundit