15 persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti të një autobusi në shtetin perëndimor Nayarit, në Meksikë.
Po ashtu edhe 21 persona raportohet se u lënduan.
Ata u dërguan në spital dhe gjendja e disa prej tyre cilësohet si “kritike”.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se autobusi ra 30 metra në humnerë, afër fshatit Baranca Bianca, përcjell Klankosova.tv
Autoritetet vlerësojnë se shoferin mund ta ketë zënë gjumi në timon, për pasojë ka humbur kontrollin e autobusit.