Publicisti Kim Mehmeti, në emisionin “Këndi i Kimit” në Tëvë1, ka folur rreth strukturës dhe drejtimit të VLEN-it, duke theksuar se organizata nuk ka udhëheqje shqiptare.
“VLEN-i nuk e drejtojnë asnjë qendër shqiptare, por VLEN-in e drejtojnë qarqet politike e policore maqedonase. Edhe unë i di kush janë, por nesër do t’i kërkojë argumentet”, ka thënë Mehmeti.
Ai ka shtuar se një bashkim i mundshëm i VLEN-it me subjektet shqiptare nuk është realist.
“VLEN-i, kam thënë, se kurrë nuk do të bashkohet, sepse ata vetëm e gënjejnë popullin. Mosbashkimi do të ketë si pasojë kontrollin e kryetarit të VMRO-së, sepse VLEN-i është i tyre, jo i shqiptarëve. Shqiptarët nuk kanë asnjë ndikim te VLEN-i”, ka shtuar Mehmeti.
Publicisti ka theksuar kështu ndikimin e jashtëm që, sipas tij, organizata ka mbi politikën shqiptare dhe rëndësinë e ndarjes së interesave reale të qytetarëve nga ato të strukturave politike maqedonase.






