Publicisti, Kim Mehmeti ka thënë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po e bën Shqipërinë që ta duan të huajt por mos ta duan shqiptarët.
Ai është shprehur se në Shqipëri nuk protestohet kundër të këqijave pasi siç ka thënë ‘rinia atje nuk e sheh të ardhmen në atë vend’.
Mehmeti ka shtuar se gjëja më e vlefshme atje është pasaporta çka sipas tij i konvenon Ramës sepse ‘revolta del jashtë’.
“A e dini pse nuk protestohet në Shqipëri? Se për fat të keq Shqipërisë i ndodh një fatkeqësi më e madhe se të gjitha këto që ne po i flasim, atje rinia nuk e sheh të ardhmen në atë vend, që Shqipërinë e bëri piktori ta duan të huajt por mos ta duan shqiptarët. Atje pse nuk protestojnë? Se nuk janë të interesuar se çfarë do të ndodhë me Shqipërinë, se shqiptari atje ëndrrat e tij i sheh t’i realizoj diku jasht. Pra atje nëse ka diçka të vlefshme është pasaporta. Çka është më e keqja? Kjo i konvenon Edi Ramës se revolta del jashtë dhe andaj ai ua përmend pasaportat. Ai iu ofron pasaporta sepse ai me këtë e amortizon revoltën e rinisë shqiptare sepse nuk ka më revoltë, se ti ia jep pasaportën ai del jashtë dhe ti sundon i qetë atje”, ka thënë ai në Tëvë1.