Deputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Selimi-Mehmeti e ka kujtuar aktivistin Astrit Deharin në nëntë vjetorin e vdekjes së tij.
“Në nderim të aktivistit tonë, Astrit Dehari. E kujtojmë me respekt dhe nderim. Kontributi dhe idealet e Astritit mbeten frymëzim i përhershëm për të gjithë Lëvizjen tonë”, ka shkruar ajo.
Ajo ka publikuar dhe një fotografi ku shihet bashkë me kryetarin e Kuvendit, Dimal Basha dhe nënkryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiun duke bërë homazhe tek varri i të ndjerit.






