Flutura Kusari, aktiviste dhe juriste e medias, ka komentuar zgjedhjen e Albulena Mehmetit si kryetare e Bordit të RTK-së.
Në një status të shkurtër, Kusari ka shkruar se RTK-ja është duke u konsoliduar politikisht.
“RTK po konsolidohet, politikisht” – ka shkruar Kusari.
Sjellim ndër mend që dje në Bord të RTK-së u votua Mehmeti si kryetare, e cila e kishte kritikuar Besnik Boletinin për dorëheqjen nga ky funksion pas skandalit të RTK-së me lajmin kundër Nacionales, të cilin e kishte arsyetuar Mehmeti.