Drejtori i Policisë së Kosovês, Samedin Mehmeti, në konferencë për media, tha se sulmet kanë ardhur nga territori i Serbisë, drejt policëve kufitarë.
“Të shtënat dyshohet se kanë ardhë nga territori i Serbisë. Gjuajtjet kanë ndodh në distancë 200-300 metra. Ndërsa sot në mëngjes, rrth orës 7:40 janë sulmuar drejtpërdrejt, me grandaë e armë zjarri. Të dy veturat e policisë janë dëmtuar. Fatmirësisht nuk kemi të lënduar. Njësitë relevante janë duke hetuar vendin e ngjarjes.
Në të njëjtën konferencë për media, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se përveç tri sulmeve të ndodhura ditë më parë, edhe mëngjesin e sotëm ka ndodhur një tjetër, të cilin e cilësoi si akt terrorist.