20.2 C
New York
Thursday, May 8, 2025

Buy now

Mehmeti: Ka urrejtje ndaj Albin Kurtit, s’ka mendim kritik

- Advertisement -

Publicisti Kim Mehmeti ka deklaruar se opozita ka urrejtje ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe nuk ka mendim kritik çka sipas tij Kurtin e forcon.

Mehmeti në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1 është shprehur se opozita gabon në atë që nuk e kritikon Kurtin ku duhet por e kritikon në gjëra që nuk kanë lidhje me të.

Sipas Mehmetit ata të cilët e duan Kosovën në këtë kohë kur çdo gjë vlon dhe është e turbullt nuk i personalizojnë gjërat.

“Ai që e don Kosovën nuk i personalizon gjërat, ai që e don Kosovën në këtë kohë kur çdo gjë vlon e kur çdo gjë është e turbullt. Por këtu ndodh diçka tjetër, këtu të gjithë këta dinë ta sundojnë Kosovën por nuk dinë t’i sundojnë ambiciet e tyre, nuk dinë ta sundojnë atë vetveten e tyre dhe prandaj Kosova ka pasur sundues por jo shtetndërtue. Pse? Kjo shumë lehtë mund të dëshmohet shumica e atyre ndërtuan vila të bukura e të shtrenjta për vete por institucionet I lanë këtu ku janë. Prandaj ndonjëherë duhet të merret edhe çfarë ka trashëguar ai që e ka marrë në dorë shtetin. Këtu opozita gabon në diçka, nuk e kritikon aty ku është kritikueshëm por e kritikon në gjëra që me të vërtetë nuk kanë lidhje me atë. Këtu ka urrjetje ndaj Albin Kurtit, nuk ka këtu mendim kritik ndaj tij dhe kjo atë e forcon. Këtu ka thjesht urrejtje, ju shihni debatet çfarë janë ajo pra është në kufi me irracionalen”, ka thënë Mehmeti.

Të ngjashme

Të fundit