15.1 C
New York
Thursday, October 23, 2025

Buy now

Mehmeti: Ka një plan për eliminimin politik të shqiptarëve të mbetur nga konflikti i 2001

- Advertisement -

Publicisti, Kim Mehmeti ka deklaruar se kryeministri aktual i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickocski po përpiqet të eliminojë politikisht figurat shqiptare që udhëhoqën ngjarjet e vitit 2001.

Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Mehmeti ka thënë se kryeministri është lavdëruar publikisht se do t’i “çojë në pension” shqiptarët, duke e përshkruar këtë si pjesë të një plani për të fituar zgjedhjet e ardhshme.

“Kryeministri i Maqedonisë publikisht u lavdërua se ai do t’i çoj në pension shqiptarët. Unë kam informata se atje janë bërë gati ta nisin pjesën e dytë të konfliktit të 2001 dhe t’i eliminojnë politikisht të gjithë njerëzit që e drejtuan atëherë. Kjo është arritja më e madhe e kryeministrit aktual, me të cilën ai po i garanton vetes edhe fitoren në zgjedhjet e ardhshme. Ai, në mënyrë simbolike, e ka çuar UÇK-në në pension”, ka deklaruar Mehmeti.

I pyetur nëse këto zhvillime lidhen me zgjedhje të parakohshme, ai u shpreh se situata është më komplekse dhe përfshin qarqe më të gjera antishqiptare brenda sistemit politik dhe ekonomik të vendit.

“Situata është më e thellë sesa duket. Ekzistojnë qarqe maqedonase që janë antishqiptare. Maqedonia vuan nga një sëmundje, që është mendësia politike serbe. Edhe pse shqiptarët që hyjnë në qeveri e kundërshtojnë këtë, vendi vazhdon të veprojë politikisht sipas kësaj mendësie maqedonase. Këto qarqe kontrollojnë biznesin dhe politikën, dhe aty përfshihen edhe disa shqiptarë”, ka theksuar Mehmeti.

Ndryshe, Lufta në Republikën e Maqedonisë ishte një konflikt i armatosur ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë të mbështetur edhe nga Policia e Maqedonisë i cili filloi më 22 Janar 2001 dhe përfundoi me nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit më 13 Gusht 2001.

Lufta zgjati gjatë gjithë vitit dhe pasoi me shumë viktima nga të dyja palët, u shkatërruan shumë fshatra shqiptare dhe prona të shqiptarëve, si dhe objekte fetare përfshirë xhamia dhe manastire.

Viktimat e luftës në të dyja palët janë 86 luftëtarë të UÇK-së, 75 ushtarë dhe policë maqedonas dhe 60 civilë shqiptarë.

Të ngjashme

Të fundit