Publicisti i njohur shqiptar, Kim Mehmeti ka thënë se burrështetasit e Kosovës dhe Shqipërisë nuk kanë idenë se si jeton populli shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.
Sipas tij, ata kanë vetëm partitë e veta që përkrahin atje.
“Mund ta them lirisht që burrështetasit e Kosovës dhe Shqipërisë nuk kanë lidhje se si jeton populli shqiptarë në Maqedoni. Nuk kanë ide, sepse kanë vetëm biznes-interesa, kanë partitë e veta që i përkrahin atje… Sot mos qofsh shqiptarë i Luginës së Preshevës e i Malit të Zi. Nuk të përfillë kurrkush…Si mund të bëjë Shqipëria për ne shqiptarët e Maqedonisë, kur nuk mund t’i mbrojë shqiptarët e Shqipërisë. Kjo fillojë të ju pëlqejë partiakeve tanë dhe burrështetasve shqiptarë në Maqedoni”, ka thënë ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.
Tutje, Mehmeti tha se ata partitë në Maqedoni të Veriut e kanë kuptuar se duhet që të jenë të të kujdesshëm dhe të pëlqyer nga pala maqedonase.
Kjo pasi sipas tij, partitë e dinë që “nuk kemi shtet amë që të thotë që nuk guxoni me shqiptarët e Maqedonisë kështu të talleni”.
“Ata e kuptuan vetëm një gjë, që duhet të jenë të kujdesshëm dhe të pëlqyer nga pala maqedonase. Andaj nëse e keni vrenjtur ata kur janë në opozitë janë shumë proshqiptarë, janë Skënderbe sa vinë në pushtet duhet të jenë sa më promaqedonas… sepse e dinë që nuk kemi shtet amë që të thotë që nuk guxoni me shqiptarët e Maqedonisë kështu të talleni. Prej moti me ne shqiptarët e Maqedonisë nuk tallën maqedonasit, por tallen partitë shqiptare. Tallen edhe burrështetasit e Kosovës e Shqipërisë”, ka thënë ai.