19.2 C
New York
Wednesday, November 5, 2025

Buy now

Mehmeti: BDI-ja e Çairit mundi BDI-në e Zajasit, VLEN-i është vetëm BDI-ja e Çairit

- Advertisement -

Publicisti Kim Mehmeti ka komentuar në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1 zgjedhjet lokale dhe situatën politike në Maqedoni të Veriut.

Ai vlerësoi se BDI-ja e Çairit ka mundur BDI-në e Zajasit dhe se VLEN-i, i cili përfaqëson Lëvizjen Demokratike, mbetet forca kryesore shqiptare në qeveri.

“VRMO erdhi në qeveri duke u premtuar maqedonasve që do ua kthejmë Maqedoninë. Kush ua kishte marrë sipas tyre? Shqiptarët. Dhe ua ktheu Mickoski. Dhe jo vetëm atë por ai tash iu dëshmoi edhe diçka tjetër që unë do i zgjedh edhe shqiptarët sepse në Bervenicë doli një djalë që duhet të jetë e ardhmja jonë politike, e shkatërruan se nuk i duhet askujt në Maqedoni shqiptar politikan me dinjitet por i duhet shqiptar i dëgjueshëm edhe ne shqiptarët jemi duke shkuar drejt asaj që jo 5 ministra në qeveri por 5 vozitës sikur t’ua jep prapë VLEN-i mbetet në qeveri. Prandaj edhe unë them VRMO-ja është shumë e kujdesshme ndaj shqiptarëve sepse ai mund deri aty të na poshtëroj ne saqë 5 vozitës të ministrave të ketë në qeveri nuk del VLEN-i nga qeveria Dhe VLEN-i është vetëm ajo që ka LËVIZJA DEMOKRATIKE do të thotë BDI-ja e Cairit dhe e kam thënë edhe më parë që VLEN-i në të vërtetë lokomotiva e VLEN-it është Lidhja Demokratike edhe kryetari i Cairit që u zgjodh atje dhe atje BDI-ja e Cairit e mundi BDI-në e Zajasit edhe shumë mirë ia bëri VLEN-i nuk është asgjë përpos e them një lokomotivë e fortë sic është Lëvizja Demokratike e cila zvarritet në dy vagona të zbrazët që nuk i duhen”, ka thënë ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Të ngjashme

Të fundit