11.1 C
New York
Wednesday, October 29, 2025

Buy now

Mehmeti Ballazhi s’merret me ankesat e VV-së për Han të Elezit: Le të flasin ata që ankohen

- Advertisement -

Mehmet Ballazhi, kryetari i zgjedhur i Hanit të Elezit, nga Partia Demokratike e Kosovës, ka deklaruar se nuk ka interes të merret me ankesat që Lëvizja Vetëvendosje, partia që doli e para nga zgjedhjet nacionale, i drejtoi ndaj tij në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Për këtë çështje, Ballazhi për Klankosova.tv ka pohuar se rezultatet për Hanin e Elezit janë shpallur dhe se nuk ka më çfarë të komentojë për ankesat e LVV-së

“Nuk kam dëgjuar, unë e di që janë shpallur rezultatet, nuk di që ka ankesa, nuk kam çfarë të komentoj. Ai që e ka dërguar ankesën, ai le të komentojë. Ankesa nuk ka pasur as gjatë procesit zgjedhor”, ka thënë Ballazhi për Klankosova.tv.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka shpallur Mehmet Ballazhin e Partisë Demokratike të Kosovës kryetar të Hanit të Elezit, bazuar në rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.

Sipas KQZ-së, Ballazhi mori 51.26 për qind, apo 2 mijë e 725 vota, çka e bëri atë zyrtarisht fitues të garës në këtë komunë.

Por ky sukses i Ballazhit, siç duket, nuk iu përshtat Lëvizjes Vetëvendosje, pasi për të dytën herë radhazi, ka dërguar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa kundër kryetarit të zgjedhur nga PDK-ja.

Sipas Gazetës Nacionale, Lëvizja Vetëvendosje pretendon se votimi me asistencë në këtë komunë ka ndikuar drejtpërdrejt në përjashtimin e kandidatit tjetër nga gara demokratike.

LVV-ja ankesë të tillë kishte paraqitur edhe më 15 tetor, por pas shqyrtimit më 17 tetor PZAP-i kishte deklaruar se ankesa është parashtruar jashtë afatit të duhur kohor.

Për Hanin e Elezit, LVV-ja nuk pati kandidat për kryetar, pos Rufki Sumës që ishte kandidat i pavarur

Të ngjashme

Të fundit