Gazetari Lirim Mehmetaj në “Debat Plus” ka komentuar zgjedhjen e Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit të Kosovës.
Ai ka thënë se kur Basha ishte kandiduar dy ditë më parë, “kanë qeshur edhe deputetët e Vetëvendosjes”.
“Kanë qeshur edhe deputetët e Vetëvendosjes sepse kanë menduar që ishte tallje”, ka thënë ai.
“Shtypja që ekziston për Dimal Bashën, përshtypje me plot meritë prej anës së tij, është se aktiviteti i tij i shthurur publik i ka bërë të gjithë të kenë atë përshtypje. Kjo ekziston edhe brenda partisë. Një maskot e Vetëvendosjes – këtë nuk e them vetëm unë, e thonë njerëzit jashtë Vetëvendosjes dhe e mendojnë edhe brenda Vetëvendosjes”, ka shtuar Mehmetaj.
Ai ka theksuar se sa i përket shkollimit formal të Bashës, kjo nuk ka shumë rëndësi, pasi ai ka më shumë shkollim formal se sa Albin Kurti.
Mehmetaj më tej ka thënë se votuesi racional i VV-së nuk është i kënaqur me këtë përzgjedhje që e ka bërë Albin Kurti.
“Po që nuk janë të kënaqur, nuk janë. Unë nuk befasohem me Albin Kurtin”, ka thënë ai.